Organizata “Arogji-Përkrahja” ndërhyn për emigrantët që humbën lejet e qëndrimit nga përmbytjet

Tribuna
Fatos Malaj, Kryetar i Organizatës Arogji-Përkrahja”

Në një tjetër akt sensibiliteti dhe përgjegjësie, organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”, i ka dërguar një kërkesë ministrisë së brendshme greke, ku sugjeron që emigrantët që humbën lejet e qëndrimit si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet e ditëve të fundit në Atikë, të trajtohen me përparësi nga shërbimet e administratës së decentralizuar.

“Përmbytjet katastrofale të ditëve të fundit në Atikën Perëndimore kanë goditur ndërmjet të tjerëve edhe qindra emigrantë që jetojnë në atë zonë.

Shkatërrimi i pasurive të tyre është tërësor. Në organizatën tonë kanë mbërritur mesazhe nga dhjetra emigrantë, që na informojnë se bashkë me katandinë e tyre ata kanë humbur edhe lejet e qëndrimit.

Kërkojmë të jepet mundësia që gjithë emigrantët që humbën lejet e qëndrimit për shkak të përmbytjeve, të paraqiten në drejtoritë e emigracionit për të nxjerrë leje të re qëndrimi dhe atyre t’u shërbehet me prioritet, pa qenë nevoja që të mbyllin takim që më parë.

Duke shpresuar në një përgjigje pozitive ndaj kërkesës tonë,

me respekt

Fatos Malaj

Kryetar i Organizatës Arogji-Përkrahja”.

Faktikisht ministria e brendshme i ka udhëzuar shërbimet vartëse të administratës që t’i trajtojnë me përparësi emigrantët e kësaj kategorie. Kështu bëri të ditur për tribuna-news Ilias Hronopulos, drejtor i drejtorisë së shërbimit të emigrantëve në Athinë.

20 Nentor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2