7 të vdekur nga përmbytjet në Megara dhe Mandra të Atikës

Tribuna

Janë shndërruar në një tragjedi përmbytjet që goditën të mërkurën paradite zonat në afërsi të Athinës.

Deri në mesditë ishte njoftuar zyrtarisht se shtatë persona –pesë meshkuj dhe dy femra- kanë humbur jetën dhe tre të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ndërkohë, tetë qytetarë janë dërguar në spital dhe gjendja e tyre nuk raportohet e rëndë, me përjashtim të një gruaje.

Që në orët e para të mëngjesit, Nea Perama, mandra, Megara, Magula, rrugët ishin shndërruar në lumenj, përmbytur banesa, ndërsa dhjetra qytetarë kërkonin ndihmën e zjarrfikseve, pasi ishin bllokuar në makinat e tyre.

Në aksin rrugor Athinë-Korinth qarkullimi i mjeteve bëhej vetëm në një korsi, ndërsa më pas u bllokua krejt.

Autoritetet kanë bërë thirrje që të shmanget lëvizja në këtë aks, me qëllim që mos të pengohen makinat zjarrfikëse të cilat operojnë në zonat e prekura. Sipas shërbimit zjarrfikës, brenda një ore pati 160 thirrje për ndihmë, nga qytetarë që u janë përmbytur banesat apo bizneset dhe kërkohet nxjerrja e ujërave me pompë.

Me vendim të autoriteteve shkollat e zonës do të qëndrojnë mbyllur të mërkurën.

Ndërsa shirat po vazhdojnë, dëmet janë të pallogaritshme. Kryetarja e bashkisë së Mandras, Ioana Kryekuqi, deklaroi se është shënuar “një katastrofë biblike”.

15 Nentor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2