Transportonte klandestinë, policia plagos 22 vjeçarin shqiptar

Tribuna

Një i ri 22 vjeçar me shtetësi shqiptare ka përfunduar në spital pas një përleshjeje me forcat e policisë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Egnatia, në afërsi të Kavalas, në Greqinë e Veriut. Mjeti që drejtonte 22 vjeçari doli nga rruga dhe u përmbys. Kur patrulla e policisë mbërriti në vendngjarje, ai u orvat të largohej dhe fillimisht u përlesh me njerin prej policëve pastaj tentoi t’i merrte atij edhe armën.

Sipas komunikatës zyrtare, polici shtiu në ajër për paralajmërim, poor pastaj shtiu drejt 22 vjeçarit, duke e plagosur në dorë dhe në këmbë.

22 vjeçari u dërgua në spitalin e Kavalës, ku po kurohet në ruajtje. Ai po transportonte me mjetin e tij 10 emigrantë klandestinë nga Pakistani, të cilët gjithashtu u plagosën gjatë aksidentit.

13 Nentor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2