Rama: Traktat partneriteti strategjik me Greqinë

Tribuna

Kryeministri Edi Rama e konsideroi hapjen një kapitulli të ri në marrëdhëniet me Greqinë pas bisedimeve të zhvilluara në Kretë midis dy kryediplomatëve. Duke falënderuar publikisht Ditmir Bushatin, Rama tha se synimi është që me Greqinë të arrihet një pakt i partneritetit strategjik.

"Dua të falënderoj publikisht ministrin e Jashtëm për punën e kryer në funksion të adresimit për problemet e mbartura për dekada të tëra në raport me fqinjin tonë jugor. Bisedimet e zhvilluara në Kretë kanë shënuar një moment të rëndësishëm për diplomacinë tonë dhe marrëdhëniet midis dy vendeve. Greqia për ne është një partner strategjik.

Ne me Greqinë duam të kemi një traktat të partneritetit strategjik dhe jo një sërë çështjesh që shfaqen në rrugën e së ardhmes herë pas here për arsye të brendshme në të shumtën e herës, herë si gurë herë si gjarpërinj dhe pengojnë konsolidimin e këtyre marrëdhënieve, pengojnë ecurinë e një partneriteti tragjik për Shqipërinë dhe për Greqinë.

Ne na vjen mirë që palët janë në tryezë dhe diskutimet nuk bëhen me deklarata të lëshuara në distancë dhe më në fund të adresohen në mënyrë reale. Sigurisht që është një proces që vazhdon dhe jo i lehtë, por nga ana tjetër është një proces që vjen si rezultat i këmbënguljes, durimit dhe qetësisë që na kanë shpërblyer në fund me këtë mundësi për t’u parë sy më sy për t’i folur njëri tjetrin hapur.

Kam inkurajuar Ministrinë e Jashtme për të ecur përpara në këtë rrugë, duke e siguruar për të gjithë mbështetjen dhe vënien në lëvizje të atyre komponentëve për të shkuar më tutje me këtë proces. Kam shumë besim që midis Shqipërisë dhe Greqisë të hapet një kapitull i ri në mënyrë që kjo situatë krizash të kthehet në një situatë mundësish deri në arritjen një traktati të partneritetit strategjik", deklaroi kryeministri Edi Rama.

13 Nentor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2