Zgjedhjet e qendrës së majtë: Genimata dhe Andrulakis kalojnë në turin e dytë

Tribuna

Zgjedhjet e zhvilluara të dielën për kreun e Koalicionit Demokratik (ose qendrës së majtë të bashkuar), nuk kanë nxjerrë fitues, pasi askush prej kandidatëve nuk ka mundur të marrë 50 + 1 për qind të votave.

Gjithsesi, pjesëmarrja e qytetarëve në votime ka qenë më e madhe nga ç’pritej: në më shumë se 1000 qendrat e votimit në Greqi, por edhe në disa shtete të Europës, në SHBA dhe Australi, votuan plot 210.264 vetë.

Në turin e dytë do të ndeshen kryetarja aktuale e PASOK-ut, Fofi Genimata dhe eurodeputeti po nga PASOK-u, Nikos Andrulakis.

Të dy këta kanë marrë numrin më të madh të votave.

Në orët e para të mëngjesit të së hënës, kur ishin numëruar 175.565 vota, Fofi Genimata, kishte 42,5%, ndërsa Nikos Andrulakis 25,14%.

Vijojnë:

Jorgos Kaminis: 13,52 %; Stavros Theodorakis: 9,81%; Janis Maniatis: 4,26%; Janis Ragusis: 2,39%; Konstantinos Gatsios: 1,65%; Apostolos Pontas: 0,53% dhe Dimitris Tziotis: 0,20%.



Reagimet e dy rivalëve

Duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve, Fofi Genimata vlerësoi pjesëmarrjen e qytetarëve në votime, duke i cilësuar votuesit si “bashkëthemelues të qendrës së majtë”.

“212.000 qytetarët janë bashkëthemelues të qendrës së majtë. Ata dhanë mandatin e unitetit dhe të ndryshimit. Justifikuan iniciativën tonë. Dërguan një mesazh rezistence ndaj të tatëpjetës dhe autoritarizmin e qeverisë, dhe reagimi ndaj shtrëngesave”, tha ndër të tjera z. Genimata.

Ndërsa Nikos Andrulakis komentoi në Facebook:

“Sot është një ditë historike. Me pjesëmarrjen impresionuese të qytetarëve po ndryshon harta politike në vendin tonë. Ky është një mesazh i fuqishëm ndaj shoqërisë greke, ndaj sistemit politik dhe ndaj neve”.

13 Nentor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2