Diplomacia Dixhitale si mjet i realizmit të politikës së jashtme dhe Diplomacisë Publike

Eraldo MEÇALLA

Marrëdhëniet ndërkombëtare historikisht janë bazuar në komunikimin diplomatik ndërmjet shteteve, por sot jetojmë në një botë globale dhe informacioni qarkullon me “shpejtësine e zërit”, prandaj me daljen në skenë të internetit dhe teknologjisë së informacionit gjithçka ka ndryshuar edhe në këtë drejtim. Kryeministri dhe Sekretari i Jashtëm Britanik, Lordi Palmerston kur mori mesazhin e pare telegrafik në vitin 1850 reagoi duke thënë: “O zot, ky është fundi i diplomacisë!”. Por sot çfarë duhet të themi kur dëgjojmë terma si diplomaci dixhitale, e-diplomaci, diplomaci kibernetike, twiplomacy?

Normalisht mendja të shkon tek interneti, media sociale, teknologjia, inovacioni por gjithmonë në drejtim të politikës së jashtme, krijohet një lidhje e drejtëpërdrejtë me Website, Twitter, Facebook, Youtube, Flickr, LinkedIn, Instagram, Blog, Google + dhe Selfies që sot gjejnë një përdorim të gjërë në mesin e Presidentëve, Kryeministrave dhe Ministrave sidomos atyre të Jashtëm të të gjithë botës. Diplomacia ende kryeht kryesisht në formën tradicionale midis qeverive dhe shteteve sepse ato kanë përgjegjësitë ligjore dhe kanë pushtetin për të mundësuar realizimin në praktikë të politikave të jashtme të shtetit dhe në këtë mënyrë realizojnë objektivat, prandaj është shume e rëndësishme diplomacia ballë për ballë sepse rrit nivelin e besimit dhe lejon vendim-marrjet, por gjithmonë në përshtatje me zhvillimet e fundit moderne që ndikojnë në politkë dhe ekonomi si rasti i Diplomacisë Dixhitale.

Çfarë është Diplomacia Dixhitale ? Nëse e analizojmë kemi dy shkolla mendimi në lidhje me Diplomacinë Dixhitale, nga njëra anë shihet si mjet për zhvillimin e Diplomacisë Publike dhe nga ana tjetër shihet si element që rrit aftësinë për të bashkëvepruar me publikun e huaj. Zyra e Jashtme dhe Komonuelthit në Britaninë e Madhe e përkufizon diplomacinë dixhitale si “zgjidhje e problemeve të politikës së jashtme duke përdorur internetin”, ndërsa Departamenti i Shtetit të SH.B.A përdor termin “Arti i qeverisjes së shekullit të 21”. Përkufizimi më i saktë mbetet se, Diplomacia Dixhitale është përdorimi në rritje i Teknologjisë së Informacionit dhe Mediave Sociale nga një vend për të arritur qëllimet dhe realizmin në praktikë të politikës së jashtme dhe Diplomacisë Publike.

Sipas Ben Scott Këshilltar për Inovacionin i ish Sekretares së Shtetit të SHBA Hillary Clinton, kemi tre komponentë të diplomacisë dixhitale:

1. Diplomacia Publike, duke përfshirë dhe përdormin e platformave online.

2. Ndërtimi i ekspertizës në politikat e teknologjisë dhe kuptimin e mënyrës se si interneti ndikon në zhvillimet ndërkombëtare si lëvizjet politike.

3. Ndikimi në politikat zhvillimore dhe Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit mund të përdoret në mënyrë më efektive për të nxitur rritjen ekonomike në të gjithë botën.

Diplomacia dixhitale është veçanërisht e dobishme në diplomacinë publike në fushën e mbledhjes dhe përpunimit të informacionit, në fushën e aktiviteteve konsullore dhe për komunikimin gjatë emergjencave dhe fatkeqësive. Sot mediat sociale e kanë ndryshuar krejtësisht mënyrën se si individët komunikojnë me njëri-tjetrin, kjo ka ndikuar edhe në mënyrën se si zyrtarët shtetëror komunikojnë me qytatarët. Përdorimi i internetit dhe i teknologjive të reja të komunikimit të informacionit për të arritur qëllimet diplomatike mbi konceptin shtet me shtet por duke future edhe marrëdhënien shtet dhe shoqëri civile. Ky fakt bën të mundur që qytataret e një shteti të komunikojnë, shkëmbejn mendime, drejtojnë pyetje ose të shprehin kërkesa drejtëpërsëdrejti tek ministritë, ambasadat dhe diplomatët. Një shtet pavarësisht fuqisë, madhësisë apo rëndësisë në arenën ndërkombëtare nëse përdor Diplomacinë Dixhitale me anë të platformave dhe mediave sociale mund të arrijë objektivat e politikës së jashtme por edhe të menaxhojë në mënyrë të sukseshme imazhin dhe reputacionin e vendit. Konkretisht me këtë punë brenda shtetit merret Ministria e Jashtme ndërsa jashtë merren Ambasadat e akredituara në shtetet e caktuar, në këtë mënyrë realizohet edhe politika e jashtme e shtetit por njëkohësisht promovohet dhe imazhi i vendit në drejtim të historisë, kulturës, vlerave, traditave.

Sot Ministritë e Jashtme, Ambasadat dhe Diplomatët janë pjesë e rrjeteve sociale, kjo është një mënyrë efektive e komunikimit ndërmjet politikëbërësve dhe qytetarëve, kjo të jep mundësinë e një qasje të drejtëpërdrejtë me qytetarët brenda dhe jashtë vendeve të tyre. Si çdo gjë tjetër edhe kjo ka anët e saj pozitive dhe negative, ku pozitiv eshtë fakti se qeveritë dhe diplomatët mund të komunikojnë shpejt në të gjithë botën, problemet mund të zgjidhen më shpejt, qytetarët mund të komunikojnë drejtëpërdrejtë pa çensura, por sidoqoftë komunikimi online mund edhe të përdoret për veprime negative të cilat mund të jenë të rrezikshme, prandaj duhet të jemi gjithmonë vigjilent. Gjeneratat e reja të zyrtarëve, diplomatëve dhe qytetarëve duhet të praktikohen dhe zhvillohen në përdorimin e mediave sociale sepse ne jetojmë në epokën e internetit dhe teknologjisë së informacionit që duhet të shërbejë si urë lidhëse ndërmjet qeverive dhe qytetarëve.



*) Autori eshte Specialist i Marrëdhënieve Ndërkombëtare

12 Nentor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2