Përfundon takimi i Kretës, Kotzias e Bushati dalin me një deklaratë të përbashkët

Tribuna

Ministrat e jashtëm të Greqisë e Shqipërisë Kotzias e Bushati kanë përfunduar takimin triditor në Kretë dhe kanë fluturuar së bashku drejt Athinës.

Në përfundim të takimit ata kanë hartuar një deklaratë të përbashkët, ku flitet me terma të përgjithshëm se është bërë një punë esenciale në drejtim të zgjidhjes së problemeve të hapura dypalëshe.

Në deklaratë nuk flitet konkretisht mbi çështjet e debatueshme që karakterizojnë marrëdhëniet midis Tiranës dhe Athinës, por vetëm thuhet se takimi i Kretës ishte një hap i rëndësishëm përpara.

Ndërkohë, të dy ministrat kanë rënë dakord për një takim tjetër, me format të ngjashëm, që do të mbahet muajt e ardhshëm në Shqipëri.

I gjithë teksti i deklaratës ka si më poshtë:



Deklaratë e përbashkët e ministrave të jashtëm të Greqisë dhe Shqipërisë

Ministrat e jashtëm të Greqisë dhe të Shqipërisë, Nikos Kotzias dhe Ditmir Bushati, realizuan bisedime në Kretë, më 10-12 nëntor 2017, bisedime që u fokusuan në çështjet e hapura dypalëshe.

Gjatë bisedimeve që u realizuan në një mjedis miqësore dhe konstruktive, u bë një punë esenciale.

Të dy palët pranuan rëndësinë që ka dialogu për zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull dhe ranë dakord për hapa të mëtejshëm që duhet të realizohen me qëllim që të arrihen rezultate pozitive mbi bazën e vlerave dhe rregullave europiane dhe në dobi të të dy vendeve dhe popujve të tyre.

Bisedimet ishin një hap i rëndësishëm përpara. Përpjekjet për gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme në problemet shumëvjeçare do të vazhdojnë. Në këtë drejtim, u ra dakord që dy ministrat që takohen sërish muajt e ardhshëm në Shqipëri, me qëllim që të vlerësohet progresi i arritur dhe të vendoset për hapa konkretë të mëtejshëm".



12 Nentor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2