Athinë, një shqiptar dhe një grek plagosen me armë zjarri

Tribuna

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e të shtunës. Ngjarja ka ndodhur në zonën Pagrati, pranë qendrës së Athinës. Sipas dëshmitarëve okularë, katër persona hipur në dy motoçikleta, iu afruan një makine ku ndodheshin dy viktimat dhe hapën zjarr, duke i plagosur ata. Pastaj u larguan.

Policia mbërriti në vendngjarje ndërsa dy të plagosurit u dërguan në spital.

Shqiptari 32 vjeçar kishte marrë plagë në kofshë, ndërsa greku i moshës 29 vjeç, ishte plagosur në ije.

Mjekët vlerësojnë se ata nuk kanë rrezik për jetën, ndërkohë që të dielën do t’u nënshtrohen sërish ndërhyrjeve kirurgjikale.

Policia po heton për gjetjen e autorëve. Dyshohet se ngjarja ka për motiv larjen e hesapeve midis grupeve kriminale.

12 Nentor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2