Kotzias e Bushati fillojnë bisedimet në Kretë. Pritet njohja e vulës apostile dhe e pantentave shqiptare

Tribuna
Resorti Knossos Beach,në afërsi të Heraklios, ku po mbahet takimi

Ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Shqipërisë kanë filluar bashkë me delegacionet respektive, përpjekjet për zgjidhjen e disa prej problemeve më akute që karakterizojnë marrëdhëniet dypalëshe, me dëshirën e mirë për ta ngritur nivelin e këtyre marrëdhënieve.

Kotzias e Bushati kanë patur fillimisht një takim kokë më kokë, për një rakordim përfundimtar të çështjeve që përfshin axhenda e takimit.

Pas këtij takimi, që ka zgjatur rreth një orë e gjysmë, ka qenë radha e ekspertëve të dy ministrive që të mblidhen bashkarisht për të diskutuar.

Takimi i tyre pritet të vazhdojë deri në mbrëmje.

Kotzias e Bushati dhe vartësit e tyre janë “betuar” që ta mbajnë median larg punimeve të takimit. Madje edhe mediat lokale kanë referime shumë të përcipta, edhe pse takimi konsiderohet si një ngjarje e madhe që veç të tjerash promovon ishullin e Kretës.

Gjithsesi, në përfundim të bisedimeve, ditën e nesërme, nuk priten rezultate impresionuese, të paktën për ato që janë evidentuar si çështjet më të nxehta dhe që kanë shkaktuar jo pak tension midis Athinës dhe Tiranës.

Në anën tjetër, pritet të avancojnë apo dhe të zgjidhen çështje që kanë të bëjnë me përditshmërinë e qytetarëve si vula apostile –që heq detyrimin e legalizimit të çertifikatave- apo njohja e patentave shqiptare në Greqi. Nuk përjashtohet që të ketë një marrëveshje edhe për rishikimin e teksteve shkollore të historisë dhe gjeografisë.

Bisedimet po zhvillohen në hotelin Knossos Beach, 12 km nga qyteti Heraklion.



11 Nentor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2