Media greke, skeptike për takimin Kotzias-Bushati

Tribuna

Ndërsa ministrat e jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë kane filluar te premten në Kretë bisedimet dyditore, analistët grekë parashikojnë një dialog të vështirë.

“Është e qartë se tentativa e hapjes së një dialogu të përgjithshëm me Tiranën në kushtet e sotme, konsiderohet të paktën si me risk të madh, ndërsa burime të tjera e konsiderojnë dhe të gabuar”, theksojnë analistët, duke i shpjeguar rezervat me konjukturën aktuale, kur sipas tyre “qeveria e kryeministrit Rama mban një aëndrim të ashpër deri provokativ për një sërë çështjesh që kanë interes për Greqinë”.

Sipas mediave greke që u referohen burimeve nga selia e diplomacisë helene, ideja për të kërkuar një zgjidhje paketë në marrëdhëniet greko-shqiptare daton që në kohën kur ministër i jashtëm ishte Evangelos Venizelos, por që me gjithë përpjekjet nuk kishte dhënë fryte.

Analistët vlerësojnë se axhenda e bisedimeve të Kretës përbëhet nga një “magmë shpërthyese”. Ata bëjnë një rreshtim të këtyre çështjeve:

Zhvillimet e fundit në Himarë që “nuk ndihmojnë në krijimin e një klime normale”, “marrëveshja e rrëzuar për delimitimin e kufirit detar, gjendja e luftës, situata e e përgjithshme e minoritetit grek dhe në veçanti pronat, varrezat e ushtarëve grekë, ecuria e procesit të integrimit Europian të Shqipërisë dhe (sado që pala greke e kundërshton), çështja çame”, nënvizojnë analistët e ndryshëm.

Detajet mbi zhvillimin e takimit mbeten të pakta. Dihet vetëm se dy delgacionet do të takohen në zonën e quajtur Hersonisos, në afërsi të kryeqendrës së Kretës, Herkalion.

Programi përmban dhe një vizitë në atraksionet turistike dhe historike, si dhe një drekë të shtunën, në Lasithi, ofruar nga kryetari i bashkisë, siç kishte ndodhur edhe kur Kotzias kishte takuar në Kretë homologun e tij turk, Mevlud Cavushoglu.

10 Nentor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2