Fofi Genimata: Po krijojmë një aleancë të re sociale

Tribuna

Në prag të zgjedhjeve për formacionin politik të qendrës së majtë, (që do të zhvillohen të dielën, më 12 nëntor), kryetarja e PASOK-ut, Fofi Genimata ka shprehur bindjen se ky koalicion do të bëhet sërish protagonist i skenës politike.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve ANA-MPA, Genimata iu bën thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në procesin zgjedhor, duke theksuar se iu drejtohet “njerëzve jo të privilegjuar” që krijoi kriza dhe politika e SYRIZA-s.

“Me praninë e tyre masive në kutitë e votimit të dielën, qytetarët përparimtarë do të dërgojnë një mesazh rezistenca ndaj të tatëpjetës na të cilën ka vënë qeveria SYRIZA-ANEL. Një mesazh rezistence ndaj Demokracisë së Re që vigjëlon për prapakthimin konservator. Një mesazh shprese dhe vetëbesimi. Me flakën dhe vlerat e ndryshimit, po hapim rrugë të reja”.

Ndër të tjera, Genimata deklaron se koalicioni i ri “nuk ka asnjë lidhje me populizmin dhe nacionalizmin si dhe aventurizmin politik, me logjikat autoritare dhe praktikat e qeverisë SYRIZA-ANEL”.

Ajo angazhohet se forca e re politike nuk do të jetë parti e një lideri të vetëm dhe se do të avancojë me procedura demokratike në organizimin e plotë të saj. “Në forcën e re të bashkuar, fjalën dhe përgjegjësinë e përbërjes dhe të vendimmarrjes do ta kenë organet kolegjiale të zgjedhura dhe anëtarët”, nënvizon, duke u bërë një ftesë tjetër gjithë atyre përfaqësuesve progresivë që vazhdojnë të jenë të rezervuar nga kjo iniciativë.

“Të vetmit që nuk kanë vend janë ata të cilët lënduan partinë dhe ata që vrapuan të kapen pas pushtetit të SYRIZA-ANEL. Këta nuk i duam”, thekson Genimatas.

Lidhur me bashkëpunimet paszgjedhore, kryetarja e PASOK-ut thekson: “Askush nuk do të fshihet pas nesh. Nga zoti Mitsotakis dhe zoti Tsipras pres të na japin përgjigje: A janë të predispozuar të ndihmojnë stabilitetin politik, mbi bazën e një vije kombëtare dhe një axhende progresive?”.

09 Nentor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2