Bushati: Angazhim maksimal i qeverisë për të vijuar dialogun me Greqinë

Angazhimi i qeverisë shqiptare do të jetë maksimal për të vijuar dialogun me Greqinë. Pas mbledhjes së Komisionit të Jashtëm, ministri Ditmir Bushati ka folur për angazhimet që ka dikasteri i tij, duke u ndalur tek çështja e dialogut me shtetin fqinj, Greqinë.

Bushati u shpreh se është një dialog që ka vështirësitë e veta, por angazhimi i qeverisë do të jetë maksimal për të vijuar dialogun.

Sipas ministrit, janë një sërë çështjesh që ende konsiderohen të nxehta dhe për të cilat kërkohet një kohë e caktuar për tu zgjidhur.

“Ka çështje me të cilat jemi pranë zgjidhjes. Ky është një diskutim në një format që bota e njeh dhe e aplikon, nuk është një negociatë”, tha Bushati.

“Çështjet janë bërë disa herë publike si nga unë dhe nga ana e homologut grek. Për këtë vendosëm këtë dialog. Nuk diskutohet që një pjesë e çështjeve konsiderohen ende të nxehta, që kanë lidhje me çështjet konsullore, të drejtat e pakicës, roli i shqiptarëve që jetojnë e kontribuojnë në Greqi. Ne jemi të prirur për të gjetur zgjidhjet më të mira. Nuk mendoj se do të jetë një dialog i shkurtër. Shpreh gatishmërinë time për të vijuar këtë dialog me Greqinë’”, u shpreh Ministri i Jashtëm.

Bushati shtoi se, “ka çështje që kërkojnë kohën e duhur për tu zgjidhur siç duhet. Problematika njihet. Kemi hyrë tani në një fazë edhe më delikate sepse është bërë një punë e mirë, shpresoj që me vullnet të mirë një pjesë e dosjes të avancojë”.

09 Nentor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2