Ndeshjet e trukuara: Marinakis ndiqet penalisht, “dorëzon çelësat” e Olimpiakosit

Tribuna

Kryetari i bashkisë së Pireut, Janis Moralis do të jetë presidenti i ri i Olimpiakosit, pas vendimit të bosit absolut, Vangjelis Marinakis, që të tërhiqet nga posti deri sa të përfundojë procesi gjyqësor për ndeshjet e trukuara.

Marinakis përfshihet në listën me 27 persona të tjerë –që të gjithë nga fusha e futbollit-, që akuzohen për veprën penale të ndryshimit të rezultatit apo siç njihet në gjuhën popullore “trukime ndeshjesh”.

Në vendimin e këshillit gjyqësor gjyqësor janë hequr disa prej akuzave që rëndonin Marinakisin.

Në fakt, procesi për ndeshjet e trukuara është një çështje e bujshme, hetimet për të cilën kanë zgjatur me vite.



“Derisa të fitoj të drejtën time”

Sapo u shpall vendimi i këshillit gjyqësor, Marinakis doli me një deklaratë për shtyp, ku propozon që në postin e presidentit të vendoset përkohësisht kryetari i bashkisë së Pireut dhe deri dje nënpresident i Olimpakosit, Janis Moralis.

Marinakis thekson se procesi gjyqësor do të vërtetojë pafajësinë e tij edhe për akuzat e tjera, ndërsa nënvizon se propozon zotin Moralis “deri në fund të këtij procesi këto pak muaj që kanë mbetur deri në dhënien e drejtësisë time të plotë”.

Një deklaratë për shtyp publikoi edhe Janis Moralis, ku ndër të tjera thekson:

“Si kryebashkiak i Pireut marr përgjegjësinë historike që më takon kundrejt klubit dhe milionave të tifozëve, për të mbështetur funksionimin eficent të skuadrës tonë derisa të marrë pafajësinë lideri historik i Olimpiakosit, z. Vangelis Marinakis. Të gjithë ne Olimpikasit janë prezentë dhe të bashkuar si një grusht përballë goditjes që po bëhet ekipit tonë”.

09 Nentor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2