Pranga bandës që trafikonte kanabis në shkollat e mesme në Athinë

Tribuna

Policia greke ka asgjesuar një bandë të trafikut të drogës, të drejtuar nga dy shtetas shqiptarë të moshës 26 dhe 24 vjeç.

Përveç tyre, prangat u janë kaluar edhe 8 shqiptarë të tjerë (ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim), si dhe dy shtetas grekë.

Sipas komunikatës së policisë, banda e sillte drogën e llojit kanabis nga Shqipëria dhe e magazinonte në banesat e dy “kapobandave”. Pastaj, ua dispononte pjesëtarëve të tjerë, që kishin për detyrë t’ua shpërndanin përdoruesve. Një pjesë e mirë e drogës trafikohej në shkollat e mesme dhe konkretisht në zonat Zografos, Kesariani, Vyrona dhe Pagrati. Çmimi i shitjes së kanabisit ishte 5-8 euro për gram.

Policia thotë se banda ka trafikuar më shumë se 12,5 kg kanabis dhe fitimi total ishte mbi 100.000 euro.

Gjatë kontrolleve në banesat e dy krerëve të bandës u gjetën dhe u sekuestruan: 1,5 kg kanabis, një shumë prej 8.000 eurosh, një pistoletë, si dhe 12 telefona celularë.

09 Nentor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2