Arrestohet shqiptari me 41 kg kanabis, ishte në kërkim për tre vepra penale

Tribuna

Një shtetas shqiptar është arrestuar të martën në aksin rrugor Janinë-Arta. Ai u ndalua për kontroll dhe brenda në mjetin që drejtonte u gjetën 39 paketa me kanabis, me peshë të përgjithshme 41,2 kilogramë.

Gjatë verifikimit të personit u konstatua se ndaj tij ishin nxjerrë dy urdhra arresti. Një nga prokuroria e Athinës, me akuzën për vrasje në tentativë dhe një nga prokuroria e Korfuzit për vepra penale që lidheshin me narkotikët. Gjithashtu 31 vjeçari ishte dënuar në mungesë me 27 muaj burg nga një gjykatë e Athinës, për armëmbajtje pa leje dhe përdorim arme.

Përveç drogës dhe automjetit që i përkiste një tjetri shtetasi shqiptar që po kërkohet, u sekuestruan 1.300 euro, 1.000 lekë dhe dy telefona celularë.

Në një operacion tjetër, në ishullin Rodos, u arrestuan dy shtetas shqiptarë, të moshës 32 dhe 34 vjeç, ndërsa po merrnin në dorëzim një sasi kokaine, që u ishte dërguar me shërbimin currier nga Athina.

Sipas policisë, droga ishte fshehur në një aparat DVD që ishte futur në një valixhe. Brenda aparatit kishte 20 paketa të vogla, me peshë të përgjithshme 507 gramë kokainë.

Gjatë kontrollit në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan edhe 100 gramë kokianë, një shumë prej 240 eurosh dhe një peshore precizioni.

Policia po vazhdon hetimet për gjetjen e dërguesve të drogës.

09 Nentor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2