Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Tribuna

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

Pasi e kishte vënë nën survejim 34 vjeçarin shqiptar, policia e arrestoi atë në banesën e shtetasit grek me moshë 56 vjeç, ku gjatë kontrollit u gjetën 15 gramë heroinë.

Vijoi kontrolli në banesën e 34 vjeçarit shqiptar, ku u gjetën dhe u sekuestruan më shumë se 3 kilogramë heroinë, 84 gramë kokainë, 450 pilula narkotike, 3 peshore precizioni elektronike, instrumente për granulimin dhe përzierjen e heroinës dhe kokainës, një shumë parash prej 3.290 euro dhe dy telefona celularë.

Policia sekuestroi gjithashtu edhe autoveturën e shtetasit shqiptar, si mjet që përdorej për shpërndarjen e drogës

09 Nentor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2