Greqi, sulmi kundër zyrave të PASOK-ut ashpërson polemikat opozitë-qeveri

Tribuna

Në Greqi, të shtënat para zyrave të PASOK-ut të hënën në mbrëmje kanë ashpërsuar polemikat midis opozitës dhe qeverisë. Persona të panjohur qëlluan të paktën tri herë me kallashnikov në drejtim të godinës ku ka selinë forca politike e socialistëve grekë. Në vendngjarje u gjetën tri gëzhoja automatiku.

Sipas autoriteteve, në shenjestër të agresorëve ishte skuadra që ruante godinën. Autoritetet thonë gjithashtu se ishte çështje fati që nuk pati viktima. Dhe kjo pasi një nga policët e diktoi personin që po bëhej gati të shtinte dhe u thirri policëve të tjerë që të ruheshin, ndërsa vetë u shtri përtokë.

Sipas dëshmitarëve okularë, autorët e sulmit ishin dy, me maska në fytyrë dhe hipur në një motoçikletë të madhe. Sulmi kishte shumë ngjashmëri me një ngjarje të janarit 2017, kur përsëri ishte shtënë kundër zyrave të PASOK-ut dhe ishin plagosur dy policë.

Sulmi u dënua menjëherë nga gjithë forcat politike.

Kryeministri Tsipras komunikoi me ministrin e rendit dhe kërkoi që të hidhet sa më shpejt dritë mbi ngjarjen e të vihen para përgjegjësisë autorët.

“Jemi të shokuar nga ngjarja. Nuk do të largohemi nga zyrat tona dhe nuk kemi parë asnjë plan nga ana e qeverisë siç na kanë premtuar, për shkak të sulmeve të vazhdueshme me armë që na janë bërë”, deklaroi kryetarja e PASOK-ut, Fofi Genimatas.

Partia më e madhe opozitare, Demokracia e Re, nënvizon në një deklaratë se ngjarja nuk është “fake news”, por plumba kundër demokracisë. Konservatorët akuzojnë drejtëpërdrejtë kryeministrin si shkaktar të gjendjes sipas tyre problematike të sigurisë dhe kërkojnë dorëheqjen e ministrit të rendit.

Por qeveria i hodhi benzinë zjarrit duke nxjerrë një deklaratë, ku e cilëson ngjarjen si një provokacion.

“E këshillojmë PASOK-un dhe Demokracinë e re të kenë më shumë përgjegjshmëri dhe të mos shfrytëzojnë për marketing politik një akt kriminal dhe provokativ”, thuhet në deklaratën që u publikua vonë në mbrëmje nga zyra e shtypit e kryeministrit.

Me lindjen e ditës së re, shërbimi antiterror po vazhdon hetimet për ngjarjen. Pas analizave balistike, autorësia e sulmit dyshohet se i përket grupimit guerril “Vetëmbrojtja Revolucionare”. Arma me të cilën u shti mbrëmë, është përdoror dhe në akte të tjera të këtij grupimi që ka dalë në skenë në vitin 2014, pikërisht me një sulm kundër zyrave të PASOK-ut.

Në gusht 2016, grupimi shtiu me armë kundër selisë së ambasadës së meksikës, ndërsa në nëntor të po atij viti hodhi një granatë në hyrje të ambasadës franceze, duke plagosur një prej policëve që ruanin godinën.

09 Nentor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2