Arrestohet një shtetas shqiptar; dyshohet si vrasësi i avokatit të njohur grek

Tribuna

Policia greke ka arrestuar një shtetas shqiptar të moshës 32 vjeç, që dyshohet si një nga dy personat që ekzekutuan në Athinë avokatin e njohur Mihalis Zafiropoulos.

32 vjeçari u arrestua në Patras, në një kamp romësh, pasi i qenë gjetur shenjat e gishtrinjve në zyrën e avokatit të vrarë.

Sipas disa mediave, gjatë kontrollit në banesën e tij në Athinë, është gjetur dhe arma me të cilën u krye vrasja.

Në fakt, ai ndodhej në kërkim pasi kishte dalë me leje nga burgu dhe nuk ishte kthyer më. Ai vuante dënim për trafik droge dhe vjedhje. 32 vjeçari sillet të jetë implikuar dhe në një incident tjetër, në muajin shtator, kur në zonën Kalithea kishte shtirë disa herë me armë, duke plagosur dy bashkatdhetarë të tij me moshë 17 dhe 27 vjeç.

Policia gjykon se ai është personi që shtiu kundër avokatit, mbrëmjen e 12 tetorit.

Policia gjithashtu ka konkluduar se vrasja e avokatit ndodhi në mënyrë aksidentale dhe se dy personat me të cilët pati takimin fatal, kishin për detyrë vetëm ta frikësonin atë.

Qëllimi i takimit ishte që t’i bëhej presion avokatit dhe ky të bindte një klientin e tij “VIP”, që të shlyente shumën e majme për një vrasje me pagesë të marrë përsipër në nëntor 2014, që kishte në shënjestër një tjetër avokat me moshë 62 vjeç.

Atentati u krye në Pendeli të Athinës, mirëpo avokati mbijetoi. Për këtë arsye porositësi nuk pranoi t’i paguante. Porositësi ishte Aristidis Floros, gjithashtu i burgosur, si përgjegjësi kryesor i një skandali prej miliona eurosh, që ka marrë emrin “skandali Energa”.

Vrasësit ishin dërguar aty nga shtetas gjithashtu shqiptarë, që vuajnë dënime të rënda në burgun e Koridalosit në Athinë. Ditët e fundit janë marrë në pyetje disa prej tyre. Sipas mediave greke ata quhen: Albert Bako, Olti Dulçe dhe Klodian Lekocaj.

Policia arriti në gjurmët e tyre pas përgjimit të telefonit të një 25 vjeçareje që mbante lidhje me të burgosurit.

Nuk përjashtohet që gjatë ditës së mërkurë policia të dalë me një komunikatë zyrtare, ku të japë detaje nga deponimet e 32 vjeçarit, që dyshohet si një nga dy vrasësit e avokatit të njohur.

01 Nentor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2