Kotzias për Himarën: “Nuk mund të ndalojmë urbanizimin. Kërkojmë të jepen titujt e pronësisë”

Tribuna

Zhvillimeve në Himarë u është referuar edhe ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias. Ai ka deklaruar se Greqia nuk mund të ndalojë urbanizimin e një vendi të tretë dhe ka shtuar se ajo që kërkon Athina është që minoritarëve t’u jepen titujt e pronësisë.

Kotzias i ka bërë këto deklarata në nje dalje para gazetarëve, në përfundim të konferencës ndërkombëtare për pluralizmin fetar dhe kulturor në Lindjen e Mesme që u mbajt në kryeqytetin grek.

Koztias tha se muajt e fundit “u munduam që të vonohet çdo plan urbanizimi i autoriteteve shqiptare, me qëllim që t’u jepeshin banorëve titujt e pronësisë”.

Sipas shefit të diplomacië greke, dhënia e titujve të pronësisë u siguron pronarëve dy të mira: “së pari mund ta mbrosh në rrugë gjyqësore pronën tënde dhe së dyti, në rast shpronësimi nga shteti, ashtu si në gjithë botën, duhet të dëmshpërblehen”.

Ministri i jashtëm grek tha se objektet që u shembën paraditen e të martës në Himarë nuk kishin tituj pronësie. “Në thelb, ishin prona pa pronarë, që pronarët e tyre nuk kishin kërkuar mbrojtje në rrugë gjyqësore”.

Ministri i jashtëm grek, ka dhënë edhe një detaj për pikën e karburantit që gjithashtu u shemb të martën. “Është bërë një premtin nga ministri dhe zëvendësministri i energjisë që pronarit t’i jepet leje të hapë një pikë karburanti në një vend tjetër. Ne insistojmë dhe do të insistojmë që ky premtim të realizohet”, tha Kotzias.

Ministri i jashtëm grek përsëriti se garamntimi i të drejtës së pronës për minoritetin është një nga pesë kushtet që i janë vënë Shqipërisë për çeljen e negociatave për anëtarësim.

“Ne nuk mund të ndalojmë urbanizimin e një vendi të tretë. Mirëpo ne duam që e drejta e pronës, veçanërisht për minoritetin, të mbrohet”, përfundoi ministri i jashtëm grek.

01 Nentor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2