Të paktën tetë të vdekur dhe 20 të plagosur nga një sulm terrorist në Manhatan

Të paktën tetë persona janë vrarë dhe më shumë se 20 të tjerë u plagosën pasi një person sulmoi me kamion një grup çiklistësh në Manhatan, njoftuan autoritetet.

“Një person sulmoi sot çiklistë në një akt terrorizmi që shkaktoi tetë të vdekur dhe dhjetëra të palgosur në Manhatan”, deklaroi kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill de Blasio.

Sipas autoriteteve autori i sulmit është 29 vjeçari Sayfullo Saipov nga Uzbekistani, që ka ardhur në Shtetet e Bashkuara në vitin 2010.

Pasi shtypi kalimtarët dhe u përplas me një autobuz shkolle, drejtuesi i makinës doli duke vringëlluar me sa duket një armë, por që ishte armë lodër.

Sipas dy zyrtarëve të rendit autori i sulmit thirri "Allahu Akbar" me të dalë nga makina.

Policia në New York e arrestoi autorin e sulmit pasi e qëlloi duke e plagosur.

Guvernatori i New Yorkut Andrew Cuomo, e cilësoi sulmin si veprim të një "ujku të vetmuar", duke theksuar se nuk ka dëshmi që ai mund të ishte pjesë e ndonjë komploti më të gjerë.

Autoritetet thanë se 6 veta humben jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerë vdiqën më pas nga pasojat e plagëve. Të paktën 11 veta janë dërguar në spital me plagë të rënda.

01 Nentor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2