Shembjet në Himarë, reagon Demokracia e Re e opozitës

Tribuna

Partia më e madhe opozitare greke, Demokracia e Re ka reaguar ndaj shembjes së objekteve në Himarë, në kuadër të planit urbanistik të qytetit.

Në një deklaratë për shtyp, të firmosur nga shefi i departamentit të punëve të jashtme, Jorgos Kumutsakos, i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare “që të ndërpresë me njëherë çdo veprim që bie ndesh me të drejtat e pjesëtarëve të minoritetit grek që banojnë në Himarë”.

Në të njëjtën kohë, partia më e madhe opozitare, i bën thirrje edhe qeverisë greke që “të avancojë menjëherë në reagime kësaj here rezultative, sa në planin dypalësh, aq edhe në nivel europian, për mbrojtjen e grekëve të Himarës”, siç thuhet në deklaratën për shtyp.

Opozita kërkon që këto reagime të qeverisë greke “të bëhen pata nisjes së bisedimeve paketë greko-shqiptare që janë paralajmëruar nga ministria e jashtme e Greqisë”.

Ndërkaq, ende nuk ka një reagim nga ana e Athinës zyrtare.

Burime diplomatike nuk e përjashtojnë që Athina të komunikojë me Tiranën në rrugë diplomatike, por pa i dhënë publicitet. Dhe kjo, pse nuk dëshiron që të tensionohet sërish atmosfera në prag të takimit të Kretës, që paralajmëroi javën re kaluar ministri i jashtëm Nikos Kotzias.

Në atë takim, që do të mbahet pesëmbëdhjetëditëshin e parë të nëntorit, Kotzias e Bushati me ekspertët e tyre, do të tentojnë zgjidhjen e sa më shumë problemeve të axhendës dypalëshe.

01 Nentor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2