Shkrimtari grek Dinos Koubatis prezanton në Tiranë librin për poetin Ali Podrimja

“Ali Podrimja, in memoriam” është libri që shkrimtari grek Dinos Koubatis i dedikon poetit kosovar Ali Podrimës. Në promovimin e librit në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar ishin të pranishëm autori i librit Dino Koubatis, ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dorian Koçi si dhe miq e artdashës.

Dinos Koubatis në promovimin e librit tha se, "Ali Podrima ishte një mik i shtrenjtë dhe vdekja e tij ishte si një humbje ndërkombëtare”. Koubatis tha se, ”kur mori përsipër të bënte një vepër për të, nuk mendoi të shkruante diçka të thjeshtë, por të bënte një studim të thelluar dhe analizë krahasuese për veprën e tij”,tha shkrimtari.

Dorian Koçi drejtori i muzeut tha se ,“fjala shqipe kish dy dekada që përmes artit të Podrimës fluturonte në qiejt evropianë për të rrëfyer bukuritë dhe tragjeditë e një kombi të vogël që vuante nën një regjim kolonial në fund të shekullit të dritës në mes të Evropës”, tha mes të tjerash Koçi .

Ai gjithashtu shtoi se ,” arti i vërtetë përmes poemave të Podrimës i kanë dhënë atij një emër të merituar në panteonin e letrave shqip”,përfundoi Koçi.

Gjatë promovimit foli dhe botuesi Muhamet Kurti, i cili vlerësoi lart gjithë krijimtarinë e poetit Podrimja. Por në një parantezë të tij, botuesi nga Gjakova duke iu drejtuar Pandeli Majkos me fjalët “vëllain që e duam shumë” tha se: kur politika vjen te kultura do të thotë që i kemi punët mirë.

Për profesor Përparim Kabon, është shumë interesant fakti që një poet nga Greqia shkruan për një poet nga Kosova, dhe sipas tij, është pikërisht një njeri si Dinos Koubatis që me veprën e tij kapërcen pengesat të cilat politika i ngre në kufijtë e Ballkanit.

Gjithashtu poeti dhe prozatori Pandeli Koçi gjithashtu do ta cilësonte Ali Podrimen si një shpirt rebel, dhe në mbylljen e fjalës preferoi ta bënte me disa vargje të tij.

Ali Podrimja jo rrallë herë është cilësuar si poet me një talent të rrallë, i paparashikueshëm e për më tepër jokonvencional. Promovimi i librit “Ali Podrimja in Memoriam” u mbyll me dhënien e autografeve nga ana e poetit grek Dinos Koubatis.

29 Tetor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2