Madridi merr në dorë Katalonjën në sfondin e një Spanje të ndarë

Shefit i shkarkuar i policisë katalanase, Josep Lluis Trapero

Qeveria spanjolle vazhdoi marrjen e kontrollit të Katalonjës me shkarkimin e shefit të policisë, pas deklaratës së pavarësisë shpallur nga Parlamenti rajonal që shkaktoi shqetësim të Madridit dhe një reagim të Evropës.

Që nga e shtuna në mëngjes, flamuri spanjoll valëvitet në rezidencën e qeverisë rajonale në Barcelonë.

Qeveria spanjolle njoftoi në buletinin zyrtar shkarkimin e shefit operacional të policisë katalanase, Josep Lluis Trapero, në kuadër të masave të marrjes nën kontroll të Katalonjës miratuar një ditë më parë.

Kryeministri spanjol, Mariano Rajoy shkarkoi nga funksionet e tij drejtorin administrativ të policisë rajonale “Mossos Esquadra”, si dhe anëtarët e ekzekutivit katalanas, pas deklaratës së pavarësisë shpallur nga parlamenti rajonal.

Josep Lluis Trapero është bërë gjatë këtyre javëve një figurë emblematike e krizës katalanase. Kthyer në heroin kombëtar në muajin gusht për menaxhimin e atentateve xhihadiste, që shkaktuan 16 të vdekur në Katalonjë, ai ndodhet tashmë nën hetim për “revoltë” pasi drejtësia dyshon se ai ka qenë pasiv gjatë manifestimeve kundër Gardës Civile në muajin shtator.

Të premten në mbrëmje, disa orë pas shpalljes së “Republikës katalanase si Shtet i pavarur dhe sovran”, qeveria spanjolle filloi aplikimin e një arsenali masash të jashtëzakonshme, përgatitur që prej disa javëve.

Në përfundim të një këshilli të jashtëzakonshëm ministrash, drejtuesi konservator, Mariano Rajoy njoftoi shkarkimin e presidentit katalanas, Carles Puigdemont dhe të qeverisë së tij.

Parlamenti katalanas, dominuar nga indipendentistët, u shpërbë në pritje të rinovimit të tij, gjatë zgjedhjeve të njoftuara më 21 dhjetor.

Mocioni për shpalljen e pavarësisë u miratua dje me 70 vota pro, 10 kundër dhe dy abstenime në parlamentin katalanas me 135 vende. Puigdemont ndërkohë u ka kërkuar mbështetësve të përjetojnë momentin në mënyrë paqësore.

29 Tetor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2