Arrestohen dy shqiptarë, kishin fshehur 55 kg kanabis

Tribuna

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar me akuzën se kishin sjellë në Greqi një sasi të konsiderueshme kanabisi, që e kishin fshehur në afërsi të qytetit të Artës.

Më herët, policia greke kishte gjetur në vendin e quajtur Kalamia, 6 km nga qendra e Artës, 53 paketa me kanabis, me peshë të përgjithshme 54,8 kilogramë.

Pas hetimeve rezultoi se drogën e kishin sjellë aty dy shtetas shqiptarë, me moshë 31 dhe 27 vjeç. Ata e kishin fshehur drogën në një kanal përgjatë rrugës automobilistike, me qëllim që ta transportonin më vonë për në destinacionin që ende nuk është mësuar.

Policia sekuestroi dy automjetet e tyre si dhe dy telefona celularë.

Nga verifikimet e policisë rezultoi se ndaj 27 vjeçarit ishte vënë edhe masa e ndalimit të hyrjes në Greqi.

29 Tetor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2