Igumenica, kapet shqiptari me 6 kg heroinë, e kishte ngarkuar në Shkup

Një 53 vjeçar nga Korça ra në prangat e policisë greke, pasi po transportonte me një automjet me targa shqiptare 6 kg heroinë.

Policia e Shtetit shqiptar në sqarimin e saj thotë se droga u kap në makinën me targa shqiptare në Portin e Igumenicës në Greqi.

Sipas policisë shqiptare sasia prej 6 kg heroinë u gjet e fshehur në sedilet e pasme të makinës, që drejtohej nga një 53-vjeçar nga Korça, por me dokumente greke.

“Me datë 27 tetor 2017, në portin e Igumenicës, nga kontrolli që ju bë mjetit tip “BMW”, me targa AA 301 GR me drejtues mjeti shtetasin Th.T, 53 vjeç, lindur në Korçë, i cili dispononte dokumenta greke, në pjesën e pasme të sedileve poshtë portobagazhit në një vend të fshehtë të bërë enkas, Policia greke gjeti rreth 6 kg lëndë narkotike e llojit heroine”, informon policia shqiptare.

Gjithashtu policia sqaron se “Nga shkëmbimi i informacionit me palën greke, rezulton se lënda narkotike është ngarkuar në Shkup, dhe automjeti me lëndën narkotike nuk ka hyrë në territorin shqiptar por ka hyrë në Greqi, nga PKK Evzoni Selanik.”

Ndërkohë destinacioni i lëndës narkotike, sipas të dhënave hetimore ishte Bari në Itali.

29 Tetor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2