Një Rolex i Paul Newman shitet… 17,8 milionë dollarë!

Një orë Rolex që i përkiste aktorit Paul Newman u shit në ankand me një vlerë rekord prej 17,8 milionë dollarë të enjten në mbrëmje në Nju Jork, një rekord botëror për një orë dore, sipas kompanisë Phillips, organizatore e shitjes.

Ky Rolex Daytona i përshtatshëm për sportet ekstreme ishtë një dhuratë për aktorin amerikan në vitin 1969 nga bashkëshortja e tij Joanne Woodward, në periudhën kur po xhirohej “Winning”, një film i James Goldstone ku ai mishëronte një pilot garash.

Ishte pikërisht ky viti kur aktori me sytë blu do të hynte në panteonin e kinemasë, me suksesin e filmit “Butch Cassidy et le Kid”.

Ora është blerë nga një person, identiteti i së cilit nuk bëhet i ditur, 12 minuta pas daljes në andand ndërmjetësuar nga telefoni, njoftoi Phillips, i specializuar në fushën e orëve.

Rekordi i mëparshëm për një orë dore daton nëntorin e 2016, ndërsa një Patek Philippe referencë 1518 u shit në ankand për 11,1 milionë dollarë në Gjenevë.

Newman, gjithashtu një drejtues i talentuar i automobilave kishte pësuar një aksident me motorr në 1965, bashkëshortja e tij kishte gdhendur në pjesën e prapme të orës shënimin “DRIVE CAREFULLY -ME” . (ku mund të lexohej drejto me kujdes makinën, nënshkruar nga unë.

“Aktori, fitues i Çmimit Oskar për “Ngjyra e parasë” vdiq në 2008 i prekur nga kanceri në mushkëri, i cili e përdori këtë orë Rolex Daytona deri në vitin 1984, duke lavdëruar para miqve në mënyrë të veçanta saktësinë, pasi e cilësonte ora që flet”, sipas Phillips.

29 Tetor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2