Arrestohen dy grekë dhe një shqiptar me 163 kg kanabis

Tribuna

Dy shtetas grekë dhe një shqiptar janë arrestuar të enjten kur po transportimin një sasi të madhe kanabisi, që ishte futur në vend nëpërmjet kufirit me Shqipërinë.

Sipas policisë, ata janë pjesëtarë të një rrjeti kriminal që sillte drogë nga Shqipëria dhe trafikonte në Greqi.

Policia ndaloi dy makina që po lëviznin në aksin rrugor drejt Athinës, në vendin e quajtur Kompoti pranë pranë qytetit të Artës. Makina e dytë, që drejtohej nga një shtetas grek me moshë 44 vjeç, ishte e ngarkuar me kanabis. Policia sekuestroi 81 paketa që peshonin 162,9 kilogramë.

Makina e parë, që shërbente si pararojë, drejtohej nga një tjetër shtetas grek, gjithashtu 44 vjeç, dhe kishte për bashkudhëtar një shqiptar me moshë 32 vjeç. Ky i fundit kishte dokumenta homogjeni, pra ishte qytetar shqiptar me kombësi greke.

Siç rezultoi nga hetimet, automjeti i ngarkuar me drogë ishte në pronësi të një shtetaseje greke, e cila po kërkohet.

19 Tetor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2