Arrestohet çifti shqiptar, kishin fshehur në makinë 32 kg drogë

Tribuna

Dy të rinj shqiptarë, një mashkull dhe një femër, me moshë 22 vjeç janë arrestuar në vendin e quajtur Agios Dimitrios, pranë qytetit të Artës.

Ata u ndaluan nga patrulla e policisë për kontroll, ndërsa po lëviznin me makinë përgatë Rrugës Joniane, me destinacion Athinën.

Gjatë kontrollit të imtësishëm, në tapecarinë dhe shasinë e automjetit u gjetën 38 pako me kanabis, me peshë të përgjithshme 35,3 kilogramë.

Siç rezultoi, automjeti i përket një shtetaseje greke, e cila po kërkohet nga policia.

Dy të rinjtë e arrestuar u dërguan në prokurorinë e Artës. Ndaj tyre është hartuar dosja penale me akuza për importim, transport dhe trafikim lëndësh narkotike.

16 Tetor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2