Vrasja e çiftit shqiptar në Peristeri, ekzekutorët u paguan me nga 30.000 euro për secilën prej viktimave

Tribuna

Policia greke ka dhënë të enjten detaje për vrasjen e çiftit shqiptar në Peristeri të Athinës, në muajin shkurt.

Për këtë ngjarje, policia ka arrestuar katër persona, dy shtetas shqiptarë dhe dy grekë, ndërsa po kërkohet dhe një tjetër shtetas shqiptar, që sipas policisë, është njeri nga dy porositësit e ekzekutimit të çiftit Thanas dhe Eleni Çuri.

Shefi i drejtorisë së sigurimit publik të Athinës, gjeneral lejtnant Christos Papazafeiris, doli para gazetarëve të enjten në një deklaratë për shtyp.

"Siç rezultoi nga hetimet, dy porositësit i kishin një borxh të madh financiar viktimës dhe për këtë arsye porositën ekzekutimin e atij, por edhe të bashkëshortes, duke u paguar vrasësve nga 30.000 euro për secilën prej viktimave", tha Papazafeiri.

Kjo ishte dhe arsyeja që vrasësit i lanë të gjallë djalin invalid dhe vajzën 17 vjeçare të viktimave. Ekzekutorët e ishin porositur të ekzekutonoin vetëm 53 vjeçarin që i kishin borxhin, si dhe gruan e tij, me qëllim që të mos linin dëshmitarë.

Drejtuesi i policisë greke tha se gjithë të arrestuarit e kanë pranuar fajësinë e tyre dhe kanë prëshkruar me saktësi gjithë veprimet dhe rolin që kishte secili në këtë ngjarje.

Më 3 shkurt 2017, çifti Thanas dhe Elena Çuri, ishin goditur me armë zjarri nga persona që kishin mësyrë në banesën e tyre. Gruaja kishte vdekur në vend, ndërsa bashkëshorti ndërroi jetë disa ditë më vonë në spital.



12 Tetor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2