FMN: Greqia, rritje ekonomike 2,6% në vitin 2018

Tribuna

Fondi Monretar Ndërkombëtar (FMN), e ka përllogaritur rritjen ekonomikë të Greqisë për vitin 2018, më të lartë nga sa përcaktohet në parashikimet e qeverisë greke. Sipas raportit vjetor, FMN parashikon se rritja ekonomike e Greqisë në vitin e ardhshëm do të arrijë në 2,6%, kundrejt 2,4% që parashikon qeveria për të njëjtën periudhë.

Për vitin në vazhdim (pra 2017-n), FMN vlerëson se rritja ekonomike do të jetë 1,8%.

Ndërkaq, FMN konsideron se dinamika e ekonomisë greke gradualisht do të dobësohet dhe se vendi në 2022 do të ketë një rritje ekonomike vetëm 1%.

Nga ana e vet, Komisioni Europian vlerëson se në periudhën 2021 deri 2024, Greqia do të ketë një ritje ekonomike në masën 1,5%.

Në raportin vjetor (World Economic Outlook) FMN parashikon se papunësia në Greqi do të ulet në 22,3% këtë vit dhe 20,7% vitin e ardhshëm. Edhe këto parashikime bien ndesh me vlerësimet e qeverisë greke, e cila në propjekt buxhetin që ka paraqitur në parlament, parashiukon që papunësia këtë vit të jetë 22% dhe vitin e ardhshëm 20,8%.

Sa i përket ekonomisë botërore, FMN i ka revizionuar në kah pozitiv parashikimet për ecurinë e GDP-së. Më konkretisht për këtë vit parashikohet se prodhimi i përgjithshëm i brendshëm (në nivel botëror) do të rritet me 3,6% (nga 3,6 që ishte parashikimi më herët) dhe në vitin e ardhshëm 3,7% (nga 3,6).

11 Tetor 2017

Madridi dënon “mashtrimin” në Katalonjë

Pavarësia e shpallur e Katalonjë dhe ndërkohë e pezulluar është një “farsë” që do të çojë në “përballje” ekonomike dhe sociale, deklaroi sot kreu i diplomacisë spanjolle.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2