Turqi, katër të vdekur nga shpërthimi në një rafineri nafte

Katër persona u vranë dhe dy u plagosën të mërkurën në një shpërthim që u shënua në një rafineri në perëndim të Turqisë, raportuan mediat.

Shpërthimi u shënua në një rafineri të kompanisë së naftës TÜPRAS, kompania më e madhe në fushën e industrisë në Turqi, në provincën e Izmirit.

“Katër persona humbën jetën dhe dy u plagosën. Ky është një aksident, nuk ka patur ndërhyrje të jashtme, nuk është një sulm”, deklaroi për agjencinë e lajmeve “Anadoly” nënprefekti i rajonit të Aliagas, Bayram Yilmaz.

Kompania konfirmoi në një deklaratë se një shpërthim u shënua gjatë punimeve të mirëmbajtjes në një nga rezervuaret e prodhimit, pa regjistruar viktima për momentin.

11 Tetor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2