Madridi dënon “mashtrimin” në Katalonjë

Ministri i jashtëm i Spanjës, Alfonso Dastis

Pavarësia e shpallur e Katalonjë dhe ndërkohë e pezulluar është një “farsë” që do të çojë në “përballje” ekonomike dhe sociale, deklaroi sot kreu i diplomacisë spanjolle.

“Unë e kam kuptuar si një mashtrim, sinqerisht, edhe një herë, farsat që ata po thurin për të shprehur një gjë dhe më pas ndryshojnë gjithcka”, deklaroi Alfonso Dastis për radion franceze Europe 1 një ditë pas një fjalimi të shumë pritur të liderit separatist, Carles Puigdemont në Parlamentin rajonal në Barcelonë.

“Ai u shpreh se ata po ndërmarrin të drejtën e tyre për pavarësi pas rezultatit të pretenduar të referendumit të 1 tetorit, ku më pas ai i kërkoi Parlamentit për të pezulluar efektet e kësaj deklarate”, theksoi ai, duke e gjykuar tronditëse këtë mënyrë për të trajtuar asamblenë.

“Unë besoj se ai do të vazhdojë të bëjë atë që ka bërë gjithnjë, duke eçur drejt një rruge që të çon në situata që nuk duam të shohim për Katalonjën në aspektin ekonomik dhe social”, vijoi ministri spanjoll i Punëve të Jashtme.

11 Tetor 2017

Madridi dënon “mashtrimin” në Katalonjë

Pavarësia e shpallur e Katalonjë dhe ndërkohë e pezulluar është një “farsë” që do të çojë në “përballje” ekonomike dhe sociale, deklaroi sot kreu i diplomacisë spanjolle.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2