Puigdemont: Pezullojmë pavarësinë për t’i hapur rrugë dialogut

Presidenti i Katalanisë, Carles Puigdemont

Katalonja duhet ta shpallë pavarësinë, por ajo pezullon pasojat e kësaj lëvizjeje për t’i hapur rrugë dialogut me qeverinë spanjolle, deklaroi presidenti katalanas, Carles Puigdemont.

Presidenti separatist katalanas, Carles Puigdemont foli para Parlamentit katalanas mbi “pasojat politike” të referendumit katalanas duke nënvizuar nevojën absolute për uljen e tensioneve në rajon.

“Ne po përjetojmë një moment të jashtëzakonshëm me dimensione historike”, deklaroi Puigdemont para parlamentarëve rajonalë.

”Seanca para Parlamentit, i vendosur nën masa të larta sigurie, filloi në konfuzion dhe u shty me një orë për shkak të kontakteve për një ndërmjetësim ndërkombëtar”, sipas zëdhënësit të qeverisë katalanase.

11 Tetor 2017

Madridi dënon “mashtrimin” në Katalonjë

Pavarësia e shpallur e Katalonjë dhe ndërkohë e pezulluar është një “farsë” që do të çojë në “përballje” ekonomike dhe sociale, deklaroi sot kreu i diplomacisë spanjolle.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2