Eurozona: Qeveria e re gjermane nuk do të ndryshojë qëndrim ndaj Greqisë

Tribuna

Krerët e Eurozonës kanë deklaruar se qeveria e re gjermane nuk do të ndryshojë qëndrim lidhur me përpjekjet për daljen e Greqisë nga kriza. Ata kanë shtuar se vendimtare nuk janë zhvillimet në Berlin, por puna që do të bëjë vetë Athina.

Këto deklarata u bënë në përfundim të takimit të ministrave të financave të eurozonës, të hënën në mbrëmje.

Presidenti i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem, u shpreh optimist se do të gjenden zgjidhet për Greqinë, ashtu siç janë gjetur edhe më herët. Ndërsa i pyetur për mundësinë e ndryshimit të qëndrimit gjerman ndaj Greqisë, pas zgjedhjeve të shtatorit, Dijsselbloem u përgjigj që “Kam besim në lidershipin e zonjës Merkel”.

“Zgjedhjet në një vend anëtar nuk mund ta ndryshojnë programin e Greqisë. Ka një marrëveshje ndërmjet gjithë vendeve anëtare të eurozonës, e cila vlen edhe kur disa prej qeverive ndryshojnë. Marrëveshja ekziston dhe programi për Greqinë do të zgjasë deri në verën e 2018-s”, tha presidenti i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem.

Nga një këndvështrim optimist foli edhe komisioneri europian për financat, Pierre Moscovici. Ai tha se tashmë gjërat kanë ndryshuar për mirë në Greqi. “Ekonomia po përmirësohet, rritja ekonomike është më e prekshme, niveli i papunësisë po ulet. Po shoh reforma në Greqi”, tha Moscovivi.

Sa u përket ndryshimeve të pritshme në qeverinë e kancelares Merkel, Moscivici theksoi se e rëndësishme për Greqinë nuk është skema e koalicionit qeveritar në Gjermani, por puna që do të bëjë vetë Athina.

Qeveria greke duhet të përmbushë edhe një listë detyrash, me qëllim që të marrë notë pozitive nga kreditorët në inspektimin we radhës të programit të shpëtimit të vendit.

Drejtuesit e eurozonës thanë se shefat e misionit të kreditorëve do të mbërrijnë në Athinë më 23 tetor, për të shqyrtuar në vend ecurinë e programit të reformave.

Ata thanë se qeveria greke duhet të shqyrtojë klimën pozitive që është rikthyer, me qëllim që inspektimi të përfundojë më së voni në fund të dhjetorit të këtij viti.

Takimi i radhës i eurogrupit pati edhe nota të fuqishme emocionale. Ishte hera e fundit që asistonte ministri gjerman i financave, Wolfgang Schauble, i cili tashmë merr detyrën e presidentit të Bundestagut, parlamentit gjerman.

Tetë vitet e qëndrimit të tij në krye të financave gjermane, kaluan me një impenjim të fuqishëm personal me problematikën e krizës greke.

Edhe sot e kësaj dite, për shumicën e grekëve, Schauble mbetet personifikimi i masave të ashpra shtrënguese që po zbatohen në vend. Ai u gjend shpesh në qendër të kritikave të ashpra nga kryeministri aktual grek, Aleksis Tsipras.

Megjithatë, ministri grek i financave, Euklidis Tsakalotos shprehu konsideratën ndaj homologut të tij gjerman, duke aluduar se mungesa e tij do të ishte e ndjeshme tashmë.

“Asgjë nuk do të jetë krejt njësoj”, shkruajti Tskalotos në flamurin e BE-së që homologët e eurozonës i dhuruan zotit Schauble.

11 Tetor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2