Serbia dhe Turqia nënshkruajnë 12 marrëveshje bashkëpunimi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe ai serb, Aleksandar Vuçiç si dhe ministrat e të dy vendeve nënshkruan në Beograd 12 marrëveshje mes Beogradit dhe Ankarasë.

Ministrja serbe e Ndërtimit, Komunikacionit dhe Infrastrukturës, Zorana Mihajloviç dhe ministri i Komunikacionit, Infrastrukturës dhe Detarisë i Republikës së Turqisë, Ahmet Aslan, nënshkruan sot në Beograd deklaratën për bashkëpunim në sferën e komunikacionit dhe infrastrukturës mes Serbisë dhe Turqisë.

Mes dy vendeve u nënshkrua edhe Memorandumi për Mirëkuptim në sferën e urbanizmit.

Deklaratën e përbashkët politike për themelimin e Këshillit të Lartë për Bashkëpunim mes Serbisë dhe Turqisë e nënshkruan presidentët e dy vendeve.

Ndërkohë, revizionin e Marrëveshjes për Tregti të Lirë e nënshkruan ministri turk i Ekonomisë, Nihat Zeybekçi dhe ministri i Tregtisë së Jashtme, Turizmit dhe Telekomunikacionit i Serbisë, Rasim Ljajiç.

11 Tetor 2017

Madridi dënon “mashtrimin” në Katalonjë

Pavarësia e shpallur e Katalonjë dhe ndërkohë e pezulluar është një “farsë” që do të çojë në “përballje” ekonomike dhe sociale, deklaroi sot kreu i diplomacisë spanjolle.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2