17 të vdekur si pasojë e zjarreve në Kaliforni

Numri i personave të vdekur si pasojë e një seri zjarresh që kanë prekur veriun e Kalifornisë, është rritur në 17, njoftuan dje autoritetet, duke shtuar se shumë persona të tjerë kanë mbetur ende të pagjetur.

Më shumë se 100 persona të tjerë janë plagosur si pasojë e rënies së zjarrit.

Shefi i departamentit të zjarrëfikesve në Kaliforni, Ken Pimlott tha sot se në rajonin e njohur për prodhimin e verës, janë 15 zjarre aktive dhe janë shkatërruar më shumë se 2 000 ndërtesa.

Autoritetet kanë marrë masa për ndalimin e qarkullimit në qytetin e Santa Rosa, si një nga zonat më të prekura nga zjarret, për të parandaluar grabitjet.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se qeveria federale do të jetë pranë qytetarëve të Kalifornisë.

“Ata po kalojnë shumë vështirësi”, tha ai dje në mbrëmje, gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë .

Ditën e sotme janë parashikuar erëra të forta, të cilat mund të aktivizojnë zjarret.

11 Tetor 2017

Madridi dënon “mashtrimin” në Katalonjë

Pavarësia e shpallur e Katalonjë dhe ndërkohë e pezulluar është një “farsë” që do të çojë në “përballje” ekonomike dhe sociale, deklaroi sot kreu i diplomacisë spanjolle.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2