Turqia rrit buxhetin e mbrojtjes me 40 për qind

Qeveria e Turqisë është duke rritur buxhetin e saj të mbrojtjes me 40 për qind për vitin 2018, që shkon në vlerën e 40,4 miliardë lirave (11,17 miliardë dollarë), njoftoi gazeta e përditshme turke, “Hurriyet Daily News” duke përmendur planet fiskale qeveritare.

Javën e kaluar, ministrat e qeverisë turke kanë njoftuar se do të ketë rritje të taksave për të financuar projekte të reja të sigurisë dhe mbrojtjes.

Ushtria e Turqisë është e angazhuar në Siri, ku kontrollon territorin në veri.

Po ashtu , ajo është duke shqyrtuar ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme, në disa pjesë të vendit fqinj të saj, të shkatërruar nga lufta.

Për më tepër, ushtria ka rritur operacionet kundër partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) të armatosur.

Gjithashtu, Turqia po kërkon të përmirësojë kapacitetet e saj ushtarake, duke përfshirë zhvillimin e armëve në vend.

Kohët e fundit, Ankaraja ka nënshkruar një marrëveshje me Rusinë për të blerë sistemin e mbrojtjes ajrore, tip S-400.

08 Tetor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2