Ekzekutohet pronari shqiptar i lokalit të natës në Glyfada

Tribuna

Një shtetas shqiptar ka humbur jetën si rezultat i një atentati në një lokal nate në Glyfada të Athinës.

Tre persona të tjerë, një prej të cilëve shqiptarë, kanë mbetur të plagosur dhe po trajtohen në spitale të zonës.

Sipas të dhënave të para, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04,50 të mëngjesit të së dielës.

Dy persona me maska në fytyrë kanë qëndruar para lokalit me emrin “Joy Bar” dhe menjëherë kanë qëlluar kundër viktimës, shtetasit shqiptar me moshë 37 vjeç.

Viktima, që ishte dhe bashkëpronar i lokalit, ka marrë plagë të rënda në kraharor dhe si pasojë ka ndërruar jetë gjatë dërgimit në spital.

Personat me maskë kanë shtirë dhe kundër një tjetri shtetas shqiptar, i cili është plagosur.

Si rezultat i rikoshetave janë plagosur dhe dy prej klientëve grekë të barit.

Menjëherë pas kësaj, atentatorët që vlerësohet se janë gjithashtu shtetas shqiptarë, janë larguar, ndërsa klientët kanë njoftuar policinë që ka mbërritur menjëherë.

Ende nuk dihen motivet e këtij sulmi, ndërsa policia po shqyrton filmimet nga kamerat e sigurisë të barit, me shpresën se do të mund të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen.

08 Tetor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2