Nobeli për Letërsinë 2017, Kauzio Ishiguro - shkrimtari me forcë të madhe emocionale

Shkrimtari anglez, Kazuo Ishiguro u nderua me çmimin Nobel për Letërsinë për vitin 2017, për paraqitjen e ”një force të madhe emocionale në veprat e tij”, njoftoi sot Akademia Suedeze.

Krijuesi i dy romaneve dhe tregimeve te shkurtra, është bërë i njohur nëpërmjet veprave të tij si skenarist dhe fitues i çmimit “Man Booker” në vitin 1989 me romanin “The Remains of the Day”, i cili realizua si film, në vitin 1993 me pjesëmarrjen e aktorëve të njohur, Anthony Hopkins dhe Emma Thompson.

Në pjesën më të madhe të veprave të tij trajtohen tematika që lidhen me pyetje rreth identitetit dhe kujtesës dhe mënyrës se si ato ndryshojnë në bazë të rrethanave historike.

"Ishiguro u nderua me çmimin Nobel sepse në romanet e tij, ku paraqitet një forcë e madhe emocionale, ai zbulon ferrin brenda ndjenjës sonë të zhgënjimit në lidhje me botën”, shpjegoi Komisioni i Çmimit Nobel gjatë një deklarate për shtyp.

Shkrimtari anglez u zhvendos në Britaninë e Madhe në një moshë shumë të re, së bashku me familjen e tij.

Ishiguro u lind në Nagasaki të Japonisë.

05 Tetor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2