Esktradohet në SHBA rusi që akuzohet për “shplarjen” e 4 milardë dollarëve

Një gjykatë në Selanik ka urdhëruar ekstradimin në Shtetet e Bashkuara të një shtetasi rus, që akuzohet për shplarje parash.

38 vjeçari Aleksandër Vinik akuzohet nga autoritetet amerikane për shplarjen e 4 miliardë dollarëve përmes platformës elektronike Bitcoin. Sipas akuzës, nëpërmjet kësaj platforme ai legalizonte fitimet e paligjshme të grupeve të ndryshme kriminale.

Procesi në Selanik, që kishte filluar javën e kaluar, përfundoi të mërkurën, me shpalljen e vendimit.

Gjykata ka vendosur që t’u dorëzojë autoriteteve amerikane edhe kompjuterat, tabletat dhe telefonat celularë që iu gjetën Vinikut në momentin e arrestimin.

Aleksandër Vinik u arrestua në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar. Atij iu hodhën prangat në muajin korrik në një hotel të zonës turistike Halkidiki.

Para trupit gjykues Vinik i mohoi akuzat dhe kërkoi që mos të ekstradohej.

Tashmë ai do të bëjë apelmi dhe i mbetet Gjykatës së lartë që të vendosë nëse 38 vjeçari rus do të ekstradohet apo jo.

05 Tetor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2