ISIS-i merr përsipër sulmin tragjik në Las Vegas, ku u vranë 50 qytetarë

Tribuna

Grupi i Shteti Islamik (ISIS) ka marrë përsipër sulmin që ndodhi në Las Vegas, ku një person goditi me armë automatike nga kati i 32-të i një hoteli në drejtim të një turme që merrte pjesë në një koncert dhe ku humbën jetën të paktën 50 persona dhe më shumë se 200 të tjerë u plagosën.

“Autori Stephen Paddock ishte konvertuar në mysliman disa muaj më parë”, tha një zëdhënës i ISIS-it, por pa përmendur hollësi.

Një sulm me armë zjarri ndodhi të dielën në mbrëmje në Las Vegas kundër një turme të mbledhur për një koncert në mjedis të hapur duke shkaktuar vdekjen e të paktën 50 personave dhe plagosjen e më shumë se 200 të tjerëve duke u bërë kështu sulmi më i rëndë prej dekadash në SHBA.

Sulmi ndodhi në afërsi të hotel-kazinosë “Mandalay Bay”.

Pamjet filmike nga vendi i ngjarjes në pjesën jugore të qytetit, e njohur si Las Vegas Strip, tregonin njerëzit që fshiheshin për t’u mbrojtur dhe vraponin duke bërtitur, ndërsa në sfond dëgjoheshin të shtëna armësh.

“Të shtënat vazhdonin pa pushim. Kishte vetëm pauza të shkurtra. Por, dukej se vazhduan për rreth 20 minuta. Sapo krijohej një pauzë, vraponim dhe vetëm vraponim. Nuk isha e sigurtë nëse ishin realisht plumba, por njëri prej miqve tanë na tha se u godit dikush pranë nesh”, tregon Vanessa, vizitore nga Kalifornia.

Sherifi i policisë së Las Vegasit, Joseph Lombardo, u tha gazetarëve se sulmuesi ndodhej në katin e 32-të të kazinosë Mandala Bay, përballë vendit të ngjarjes.

“Mendojmë se ai është vendas. Nuk mundem t’jua them ende vendbanimin e tij, pasi po zhvillohet hetimi. Nuk dimë se në çfarë besonte”, tha sherifi Lombardo.

Ndër të vrarët janë edhe disa oficerë policie që po ndiqnin koncertin.

Ndërsa ngjarjet zhvilloheshin, njerëzit kërkuan strehim në hotelet e shumtë përgjatë distriktit turistik. Në zonë ndodhet edhe aeroporti ndërkombëtar i Las Vegasit, ku fluturimet u pezulluan.

Ylli i muzikës country, Jason Aldean, ishte duke kënduar në skenë kur filluan të shtënat. Disa orë më vonë, ai shkruajti në Instagram, duke e përshkruar momentin “të llahtarshëm”.

Autori i sulmit në Las Vegas, që shkaktoi 50 të vdekur e mbi 200 të plagosur, është identifikuar si Stephen Paddock, 64 vjeç.



Trump ngushëllon familjet e prekura nga tragjedia e Las Vegasit

Presidenti amerikan, Donald Trump shprehu sot ngushëllimet e tij më të sinqerta pas sulmit tragjik në Las Vegas, ku u regjistruan të paktën 50 të vdekur.

« Ngushëllimet e mia më të sinqerta shkojnë për viktimat dhe familjet e prekura nga sulmi tragjik në Las Vegas », shkruan Trump në Twitter.

02 Tetor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2