Arabia Saudite lejon femrat t’i japin makinës

ATSH-AFP/

Gratë sauditet do të kenë të drejtë t’i japin makinës, sipas një dekreti mbretëror të publikuar te marten në mbrëmje nga agjencia arabe zyrtare e lajmeve SPA.

“Mbreti Salmane urdhëroi që të lejohet që femrat të marrin patentë për t’i dhënë makinës në Arabi Saudite”, thuhet në këtë tekst.

Kjo mbretëri ultrakonservatore e Gjirit është i vetmi vend në botë ku femrat deri më sot nuk kishin të drejtën t’i jepnin makinës.

Madje ato duhet të jenë nën shoqërimin e një burri të familjes së tyre, kryesisht babai, bashkëshorti ose vëllai, kur janë duke zhvilluar studime ose udhëtime.

Por në kuadër të planit të tij ambicioz të reformave ekonomike dhe sociale, deri në vitin 2-3-, Riadi duket se po i zbut disa nga këto shtrëngime dhe përpiqet me kujdes të promovojë forma argëtimi pavarësisht kundërvënies së ultrakonservatorëve.

27 Shtator 2017

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2