Asgjesohet banda kriminale e hajdutëve “fast & furious”

Tribuna

Banda më profesionale e hajdutëve është agjesuar ditët e fundit nga policia. Banda akuzohet për të paktën 200 vjedhje në supermerkata, njësi tregtare, pika karburanti, lloto, farmaci dhe zyra postare në zona të ndryshme të Greqisë.

Pas operacioneve të mirorganizuara, në Athinë dhe në Serres u arrestuan pesë persona, të gjithë shtetas grekë, të moshës nga 29 deri 52 vjeç, mes të cilëve edhe kreu i bandës. Në të njëjtën kohë është shpallur në kërkim një person i gjashtë.

Një nga të arrestuarit është një emër mjaft i njohur, kampion i garave me motoçikletë brenda dhe jashtë Greqisë. Ai ishte rekrutuar për shkak të aftësive të jashtëzakonshme në drejtimin e mjeteve. Prandaj dhe banda u emërtua nga shtypi si “Fast & Furious”, si seria e njohur e filmave aksion.

Sipas policisë, vjedhjet që kryente banda ishin të rrufeshme, nuk zgjasnin më shumë se 1,5 minuta.

Sipas një zyrtari të policisë “është banda më profesionale e hajdutëve që kemi asgjesuar deri më sot”.

26 Shtator 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2