Dijsselbloem: “Besimi ndaj Greqisë është rikthyer”

Tribuna

Presidenti i Eurogrupit, unionit të vendeve të eurozonës, Jeroen Dijsslebloem, ka shprehur komplimente për ecurinë e ekonomisë greke, duke theksuar ndër të tjera se është rikthyer besimi dhe perspektiva pozitive për ekonominë dhe se dalja nga memorandumi do të duhet të jetë “e pastër”.

Dijsselbloem, që vizitoi Athinën të hënën, dhe një mesazh edhe për çështjen e borxhit publik, duke nënvizuar se finalizimi i negociatave të Athinës me kreditorët do të hapë rrugën për zhvillime pozitive. “Do të ndihmojë në rikthimin e besimit nga ana e investitorëve. Ndjesia ime është se kjo klimë ekziston faktikisht dhe këtë e kam perceptuar nga takimet që kam bërë me investitorë”, tha Dijsselbloem.

Dijsselbloem i bëri këto deklarata gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ministrin grek të financave, Euklidis Tsakalotos.

Më herët presidenti i eurozonës ishte pritur nga kryeministri Aleksis Tsipras. Ky i fundit, duke i uruar mirëseardhjen, vuri në dukje se vizita ndërlidhet me zhvillime të kënaqëshme për ekonominë greke dhe se vendi më nmë fund ndodhet në përfundim të vështirësive. “Morëm vendime të vështira, por tani ndodhemi në përfundim... Po bëjmë metrat e fundit të këtij itinerari”, tha kryeministri grek.

Nga ana e vet, Jeruen Dijsselbloem e falënderoi kryeministrin për pritjen, duke shprehur kënaqësinë e tij: “Është kënaqësi që ndodhem këtu tani, kur gjërat po shkojnë shumë më mirë, besimi dhe kredibiliteti i ekonomisë greke është rikthyer si rezultat i punës që keni bërë”, tha presidenti i Eurogrupit.

26 Shtator 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2