Greqia bën një tjetër hap përpara: del nga procedura për deficitin

Tribuna

Greqia ka bërë një tjetër hap të rëndësishëm në rrugën për daljen nga kriza. Pas tetë vjetësh, vendi nuk do t’u nënshtrohet më procedurave disiplinore për deficitin e madh publik.

Këshilli i ministrave i BE-së ka mirtuar të hënën propozimin përkatës, të paraqitur disa javë më herët nga Komisioni Europian.

Mbyllja e procedurave disiplinore u komunikua nga ministri estonez i financave, Toomas Toniste.

“Pas shumë vitesh vështirësish serioze, financat e Greqisë janë shumë më të mira. Rrjedhimisht vendimi i sotëm është i mirëpritur”, deklaroi ministri i financave i Estonisë, vendit që ka presidencën e radhës të BE-së.

Vendimi u përshëndet edhe nga komisioneri europian për financat, Pierre Moscovici.

“Greqia nuk ka më deficit të ekzagjeruar. Njohje e përpjekjeve të popullit grek që nga 2009-a”, komenton Moscovici me një mesazh në rrjetin social Twitter.

Në komunikatën e Këshillit të ministrave vihet në dukje se nga një deficit 15,1% në vitin 2009, financat publike të Greqisë u përmirësuan në mënyrë të ndjeshme dhe viti 2016 u mbyll me një suficit primar 0,7%.

Megjithëse do të ketë një deficit të vogël në vitin në vazhdim, perspektivat fiskale të Greqisë pritet të përmirësohen edhe më tej, thuhet në komunikatën e publikuar mesditën e sotme.

“Mbikqyrja e financave publike të Greqisë do të vazhdojë deri më gusht 2018, kur mbaron programi aktual i përshtatjes”, thuhet më tej në komunikatën e këshillit të ministrave të BE-së.

25 Shtator 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2