Janinë, 4 arrestime, sekuestrohen më shumë se 100 kg kanabis shqiptar

Tribuna

Shërbimi i antidrogës në Janinë ka njoftuar për dy operacione të njëpasnjëshme, ku janë sekuestruar më shumë se 100 kg kanabis i importuar nga Shqipëria, dhe janë vënë nën pranga katër persona, dy shqiptarë, një grek dhe një shtetase gjeorgjiane.

Operacioni i parë është zhvilluar në vendin e quajtur Terovo, në autostradën Joniane. Aty u ndalua për kontroll një automjet që drejtohej nga një shtetas shqiptar, 41 vjeç. Në portbagazhin e makinës u gjetën 3 çanta udhëtimi me 51 kg kanabis, të ambalazhuar në 14 paketa.

Policia arrestoi drejtuesin e mjetit si dhe bashkudhëtarin e tij, me moshë 36 vjeç.

Në operacionin tjetër, u arrestua një shtetas grek me moshë 47 vjeç dhe një 31 vjeçare, shtetase gjeorgjiane.

Makina e tyre po lëvizte në hyrje të Janinës, në rrugën që vjen nga kufiri me Shqipërinë. Drejtuesi i mjetit nuk iu përgjigj sinjalit të policisë për të ndaluar, por rriti shpejtësinë dhe bëri manovra të rrezikshme për t’iu shmangur ndjekjes. Përfundimisht ata ndaluan në rrugën Janinë-Kozani, afër liqenit të Janinës. Me ndihmën e qenit të zbulimit të drogës, policia gjeti një sasi kanabisi prej 52,3 kilogramë, që ata e kishin fshehur në një zonë me shkurre pranë vendit të arrestimit.

Ashtu si dhe dy shtetasit shqiptarë, edhe këta u dërguan në prokurori, të akuzuar për transport, posedim dhe trafik droge.

25 Shtator 2017

Madridi dënon “mashtrimin” në Katalonjë

Pavarësia e shpallur e Katalonjë dhe ndërkohë e pezulluar është një “farsë” që do të çojë në “përballje” ekonomike dhe sociale, deklaroi sot kreu i diplomacisë spanjolle.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2