Tërmet te Panathinaikosi. Largohet presidenti Alafuzos

Tribuna

Presidenti i Panathinaikosit, Janis Alafuzos, njoftoi me anë të një deklarate largimin e tij nga “timoni” i klubit. Ky zhvillim erdhi pak ditë pas dështimit të negociatave me presidentin e basketbollit, Dimitris Jianakopulos që ta merrte ky edhe ekipin e futbollit.

“Për mua personalisht, është e pamundur në pikëpamje psikologjike dhe ekonomike, të vazhdoj mbështetjen dhe menaxhimin e klubit”, thekson Alafuzos.

Janis Alafuzos, në deklaratën e vet, nënvizon se që nga dita që u vu në krye të Panathinaikosit, ka kontribuar me 42 milionë euro nga pasuria e tij personale. Alafuzos shton se është i gatshëm që të financojë edhe nevojat e afërta të klubit, që arrijnë në 20 milionë euro.

Alafuzos u bën thirrje “protagonistëve historikë” të familjes së PAO-s që “të bëjnë edhe ata detyrën e tyre dhe të fusin edhe ata dorën në xhep”.

“Tifozëve dhe miqve të PAO-s u detyrohem një falënderim të madh sepse qëndruan përkrah nesh dhe e kuptuan se e vetmja që doja ishte ta shpëtoj dhe pastaj të shkojë mirë ekipi. U kërkoj ndjesë sepse i zhgënjeve dhe sepse nuk mundem të vazjhdoj të mbaj këtë barrë. Bëra aq sa munda. Momenti i të vërtetës erdhi. Gjithë ata që e duan ekipin dhe që kanë mundësi të ndihmojnë, erdhi koha që ta bëjnë”, përfundon Alafuzos.



Lojtarët, të shokuar

Lajmi për largimin e Alafuzos nga drejtimi i klubit ka rënë si një rrufe në qiell të pastër për lojtarët dhe teknikët.

Ata u informuan për deklaratën pak pas largimit nga qendra stërvitore dhe të gjithë u deklaruan të shokuar nga ky zhvillim.

Të gjithë janë të shqetësuar për të ardhmen e kulbit dhe do të shkojnë me një psikologji shumë të keqe në ndeshjen me Panetolikos në Agrinio.



Tifozët i bëjnë thirrje Janakopulos

Mijëra tifozë të Panathinaikosit i kanë drejtuar mesazhe presidentit të basketbollit Dimitris Janakopulos, me kërkesën që ky të marrë përsipër shpëtimin e ekipit të futbollit. Ata shprehen se Janakopulos përbën të vetmen zgjidhje të besueshme për shpëtimin e Panathinaikosit dhe thotë që po t’i përgjigjet pozitivisht thirrjes së tyre ata do ta mbështesin pa rezerva.



Çfarë do të ndodhë

Largimi i Alafuzos e fut Panathinaikosin në një rrugë plot peripeci, gjë që i shtohet gjendjes jo të mirë të ekipit në kampionat.

Analistët sportivë parashikojnë se përballë gjendjes së keqe financiare, klubi do të detyrohet të shesë “për dy groshë” lojtarët e tij më të mirë.

Reduktimi i shpemnzimeve do të jetë kushti kryesor për të shpresuar mbijetesën.

Analistët shtojnë se Panathinaikosi do ta ketë shumë të vështirë të sigurojë licensimin për t’u ndeshur në edicionin e ardhshëm të kupave të Europës.

Sigurisht, për të mbërritur deri në Europë duhet më parë që të mbyllë sezonin dhe ky konsiderohet basti më i madh për PAO-n.

22 Shtator 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2