Greqi, asgjesohet grupi shqiptaro-bullgar i trafikut të drogës

Tribuna

Policia greke ka asgjesuar një tjetër grup të trafikut të drogës, duke arrestuar katër persona, dy shtetas shqiptarë dhe dy bullgarë.

Ata akuzohen se e merrnin drogën përmes kufirit me Shqipërinë dhe e trafikonin në zona të Greqisë së Veriut.

Pas arrestimeve, policia ka sekuestruar 35 kg kanab is.

Fillimisaht janë arrestuar dy shtetasit shqiptarë, të moshës 35 dhe 33 vjeç, në momentin që po kryenin një shitje droge në një shesh të Seresit. Gjatë kontrollit të mejtit të tyre u gjet sasia prej 35 kliogramë kanabisi.

Sipas komunikatës, ata u përpoqën që t’i përballonin me forcë policët, që t’i shpëtonin arrestimit, por përfundimisht iu kaluan prangat.

Dy shtetasit bullgarë u arrestuan në afërsi të Katerinit.

Siç rezultoi nga hetimet, në orët e para të së martës 19 shtator, 35 vjeçari shqiptar që ishte dhe kreu i grupit, bashkë me dy shtetasit bullgarë, shkuan në afërsi të kufirit të gjelbër dhe morën 35 kilogramët e kanabisit, në një zonë të pambrojtur, ku i kishte fshehur 33 vjeçari, që i kishte sjellë më herët nga Shqipëria.

Përveç drogës, policia sekuestroi gjithashtu në cilësinë e provës tre automjete, si dhe te telefona celularë që ata i përdornin për aktivitetin e tyre.

Të mërkurën në mesditë të katër u dërguan tek prokuroria e Seresit, ku iu komunikuan akuzat për transport dhe trafik droge.

20 Shtator 2017

Madridi dënon “mashtrimin” në Katalonjë

Pavarësia e shpallur e Katalonjë dhe ndërkohë e pezulluar është një “farsë” që do të çojë në “përballje” ekonomike dhe sociale, deklaroi sot kreu i diplomacisë spanjolle.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2