Enver Bytyçi: Angela Merkel në prag të mandatit të saj të katërt

Prof. As. Dr. Enver Bytyçi

Më 9 shtator Angela Merkel dhe kandidati i SPD-së, Martin Schulz, u përballën në një debat televiziv. Mediat nuk e klasifikuan si të tillë, por shkruan se ky ballafaqim ishte thjesht një bisedë midis dy kandidatëve për kancelar të RF të Gjermanisë. Një fushatë elektorale e qetë, pa asnjë ekses dhe konflikt, me nervin e paraqitjes së shifrave dhe fakteve, pa asnjë fyerje, akuzë apo linçim. Një fushatë ndryshe edhe nga ajo e SHBA-ve, e natyrisht, krejt – krejt ndryshe nga ajo që shohim ne në Shqipëri.

Anketimet nxjerrin fituese CDU/CSU, të djathtën e qendrës e tradicionale të pas Luftës së Dytë Botërore. Çdo lloj formule nuk i jep shanse SPD-së që të ngarkohet me krijimin e qeverisë, e cila do ta drejtojë Gjermaninë për periudhën deri më 2021.

Nëse zgjedhjet do të bëheshin ditën e pardjeshme, (të dielën) CDU/CSU do të merrte 36 përqind të votave, ndërsa SPD 22 përqind. Kjo do të thotë se fitorja e Merkel është e garantuar, e padiskutueshme. Ajo do të jetë kancelare në një mandat të katërt. Prej vitit 2005 Merkel e drejton Gjermaninë me një energji e kompentencë të pazakontë. Dhe për katër vitet e ardhshme ajo do të punojë sërishmi për ndryshimet e zhvillimet e mëtejshme të shtetit më të fuqishëm të Europës. Eshtë rast i rrallë që një kancelar ta qeveris Gjermaninë për katër mandate radhazi, për 16 vite pa shkëputje.

Por cili do të jetë koalicioni që do të drejtojë Merkel? Kjo është tema e diskutimit të sotëm. Aleat të natyrshëm të CDU/CSU-së kanë qenë vazhdimisht liberalët. FDP, sipas anketimit, do të marrë 9 përqind të votave. Katër vitet e shkuara ajo nuk ishte e pranishme në Bundestag, sepse para katër vitesh nuk mundi ta kalojë pragun prej 5 përqind të votave. Por kësaj radhe FDP vjen komode dhe e sigurt me grupin parlamentar të vetin. Megjithatë Merkel nuk mund ta realizojë qeverisjen e saj vetëm me liberalët. Janë vetëm 45 përqind të votave dhe vendeve në parlament. Asaj i duhet edhe një aleat tjetër. Të gjelbërit (Gruene) janë një parti e qendrës së majtë e drejtuar nga dy koka, dy bashkëkryetarë, njëri prej të cilëve me origjinë turke. Marrëdhëniet e Merkel me Erdoganin kanë bërë që Oezdemir t’i afrojë qëndrimet me kancelaren në detyrë. Kjo do të thotë se hendeku që ka ekzistuar për arësye programore midis të djathtës dhe Gruen-es, së paku në politikat e jashtme është ngushtuar. Por edhe në politikat e brendshme, për shkak të suksesit spektakolar të Merkel në rritjen ekonomike e të uljes së papunësisë. Prandaj është e mundëshme që të gjebërit gjermanë t’i bashkohen një koalicioni që në Gjermani konsiderohet si Xhamajka Koalicion, për shkak të ngjyrave politike, e zezë, e verdhë dhe jeshile, ngjyra të cilat korespondojnë me flamurin e Xhamajkës. Të tri këto parti arrijnë gjithsej 52 përqind të votave.

Më tej janë mundësitë që të vijojë koalicioni i sotëm midis CDU/CSU dhe SPD-së. Kjo do të thotë se Merkel dhe Schulz të qeverisin edhe për katër vite së bashku dhe ta dominojnë ata të dy skenën politike gjermane deri më 2021. Sipas anketimeve të dyja këto parti shkojnë në 58 përqind. Para katër viteve ato kishin 67.2 përqind të votave, pra dy të tretat e parlamentit. Ndonëse CDU/CSU e kanë ruajtur elektoratin e para katër viteve, socialdemokratët kanë humbur 7-8 pikë. Por nëse bashkë me këto të dyja do të jetë edhe FDP-ja, aleatja tradicionale e të djathtës, atëherë koalicioni e mbërrin numrin e deputetëve të legjislaturës që po mbyllet. Fushata elektorale e butë midis Merkel dhe Schulz duket si paralajmërim për një marrëveshje të heshtur parazgjedhore për qeverisje të përbashkët.

Për SPD-në kjo do të ishte zgjidhje e pranueshme, sepse në të kundërtën socialdemokratët gjermanë nuk kanë asnjë shans të jenë në qeverisje. Ata do të mbeten në opozitë. Edhe sikur të llogarisnim në një koalicion midis SPD-së, Gruen-es dhe Linkes (të majtës – ish Partisë Komuniste Lindore), përsëri përqindja shkon 42 përqind. Pa llogaritur se die Linke është konsideruar si e papranueshme në koalicion me socialdemokratët dhe të gjelbërit, për shkak se ajo vjen nga e majta ekstreme ish-komuniste dhe ende sot mbron pikëpamje ekstreme rreth qeverisjes.

Në këto kushte ka vetëm dy alternativa: E para një koalicion CDU/CSU – FDP dhye Gruene, e dyta një koalicion i madh me ose pa liberalët. Në secilin rast Angela Merkel do të jetë kancelare e Gjermanisë. Ajo do të jetë kështu në katër vitet e ardhshme edhe figura qendrore e zhvillimeve europiane.

20 Shtator 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2