Dëmtim i rëndë për Abrashin. Humbet Spanjën dhe Italinë

Mesfushori energjik i Kombëtares shqiptare të futbollit Amir Abrashi pësoi një dëmtim të rëndë në Bundesliga në fundjavë dhe analizat e detajuara të kësaj të hëne konfirmuan mungesën për të paktën 4 javë nga fushat e lojës.

Futbollisti i Frajburgut vuajti këputjen e pjesshme të ligamenteve në këmbën e djathtë në humbjen e thellë 4-0 ndaj Bajer Leverkusen dhe u zëvendësua nga Majk Frantz pas vetëm 28 minutash.

Amir Abrashi ishte aktivizuar vetëm dy ndeshje këtë sezon në Bundesligën gjermane, dhe pritej të ishte ën formacionin titullar edhe këtë të mërkurë ndaj Hanoverit. Mungesa e një mesfushori qendror me tipare mbrojtëse kthehet në shqetësim për trajnerin Kristian Strajh, por më shumë komplikon skemat e trajnerit Panuci në kombëtaren shqiptare.

Kuqezinjtë do të luajnë ndaj dy skuadrave më të forta të grupit muajin që vjen, pikërisht me Spanjën dhe Italinë. Kombëtarja shqiptare do të duhet të bëjë pa Abrashin në 6 tetor në transfertën iberike, si dhe në ndeshjen me Italinë të programuar 3 ditë më vonë në “Loro Boriçi”.

20 Shtator 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2